Kampioni befasues i Zvicrës dhe rrugëtimi i tij drejt titullit!

FC Thun nuk është mësuar të bëj kryetituj! Por, kampioni i posashpallur i Zvicrës në futboll tash e tutje mund të thuhet se ka shkruar njërën ndër historitë më të mëdha të futbollit. Disi, sikur Leicester City në Premier Ligë një dekadë më parë.

Thun, që nuk bën pjesë në 10 qytetet më të mëdha të Zvicrës me popullsi rreth 45 mijë banorë dhe rreth 25 kilometra në jug-lindje të Bernit ka kujtuar 128 vjetorin e themelimit të premten e kaluar – dhe asnjëherë më parë në histori nuk ka fituar trofe të madh. Për të bërë gjithçka edhe më interesante, pesë vite më parë as që ishin afër Superligës së Zvicrës dhe ishin shumë afër bankrotit si klub!

Buxheti i vogël

Mirëpo, FC Thun duke operuar me njërin ndër buxhetet më të vogla në Superligën zvicerane të dielën festoi titullin historik të kampionit pasi që u mposht nga Baseli 3-1, derisa rivali që synonte titullin, gjithashtu u mposhtë 3-0 nga Sioni. Me 10 pikë më tepër aktualisht, në tri xhirot e mbetura, Thuni është i pakapshëm dhe tashmë feston titullin e parë të kampionit të Zvicrës në histori të klubit.

Andres Gerber, presidenti i klubit ka thënë se klubi operon si familje. Ish-lojtari i ekipit më pas edhe drejtor i futbollit aty, mori postin e presidentit të klubit në vitin 2021. Kryetrajneri Mauro Lustrinelli, golashënuesi i dytë më i mirë në histori të klubit (51) është duke e menaxhuar ekipin për herë të tretë në karrierë, prej se e la futbolliin aktiv në vitin 2019.

Familja FC Thun

Të dy kanë pohuar për “the Athletic” se qëndrimi i tyre në klub ka qenë i lidhur më shumë me dashurinë për FC Thunin sesa me paratë që i fitojnë aty. Paraja asnjëherë nuk ka qenë primare. “Qëndrueshmëria familjare” ka bërë që “ne të qëndrojmë këtu”.

Ata u futën në Superligë në stinorin e kaluar, përkundër se Lustrinelli merrte kritika të mëdha për sistemin e tij të lojës “sulmo, gjej hapësirat boshe dhe përsëri sulmo”. Askush nuk mundte të parashikonte se fituesi i kategorisë së dytë të Zvicrës, do të mund t’i bënte ballë ekipeve milionëshe të Superligës, përfshirë këtu Baselin dhe të tjerët.

I gjithë ekipi i FC Thunit ka vlerën 22.4 milionë euro sipas Transfermarkt. Ndëra të mëdhenjtë si Basel e Young Boys miminalisht trefish sesa ata. I gjithë ekipi qëndroi bashkë.

“Në çdo stinor kemi pasur lojtarë të ri në ekip, tani për herë të parë pas 17 stinorëve, nuk kemi bërë transfere të reja.” tregojnë zyrtarët e klubit për fillimin e stinorit të kaluar.

Kampioni FC Thun dhe dyshja shqipe aty

Sot, kampioni i Zvicrës FC Thun kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të stinorit 2025/26 ka 74 pikë, 11 më shumë sesa St Gallen në vend të dytë dhe ka siguruar mundësinë që të shkojë në kualifikime për Ligë të Kampionëve.

Te Thun, pos tjerash luajnë edhe disa lojtarë shqiptarë të rritur në Zvicër, si Kastriot Imeri (25) dhe Valmir Matoshi (22) – të dy mesfushorë, dhe të dy me mbi 25 paraqitje këtë stinor në ekip, ku gjithashtu të dy kanë shënuar nga gjashtë gola!

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live