
Zekirija Ramadani rekorder, kalon Tovërlanin
Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, është bërë trajneri me më së shumti tituj kampioni të fituar në Superligë të Kosovës pas triumfit të fundit me Dritën. Drita me fitore në derbi ndaj Ballkanit dje, 2-0, siguroi titullin e kampionit të Kosovës 2025/26.
Deri tani, me 4 tituj kampioni më së shumti në Kosovë ka qenë trajneri Afrim Tovërlani. Ndërsa me dje, shkupjani Ramadani ka ngritur kuotën e trofeve të kampionit në pesë të fituara.

Zekirija Ramadani ka fituar titullin kampion me Trepçën’89 (2016/17), pastaj me Feronikelin (2018/19), Prishtinën (2020/21) dhe së fundi dy me Dritën (2024/25 dhe 2025/26).
Pas Ramadanit me 5 tituj kampioni dhe Tovërlanit me 4, trajneri i tretë më i suksesshëm sa i përket titujve kampioni është tiranasi Ilir Daja, që fitoi tre herë titullin radhazi me Ballkanin (2021-2024).
