Kosova siguron dy miqësoret e radhës, njëra pjesëmarrëse e Botërorit’26

Një kombëtare e fortë e kualifikuar në Kampionatin Botëror “USCAME 2026” dhe një kombëtare testi fiks për miqësore, janë kundërshtarët e Kosovës në kuadër të termineve të lira të FIFA-së për shtetet, pak para fillimit të Botërorit.

Çekia, do ta pret Kosovën më 31 maj në “Epet Arena” të Pragës në miqësoren e parë, ndërsa Kosova kthehet në “Fadil Vokrri” ku pret Andorrën më 7 qershor. Përndryshe, më 27 maj do të bëhet grumbullimi i “Dardanëve” në Prishtinë, para nisjes për në Pragë.

Këto miqësore do të jenë si test i largët për duelet e Ligës së Kombeve, ku Kosova debuton në Ligën B të Kombeve nga vjeshta e këtij viti dhe ka kundërshtarë më të fortë si Austria, Izraeli dhe Irlanda.

Me të dy ekipet kundërshtare, Kosova është takuar gjatë kualifikimeve të ndryshme për EURO. Çekët kanë qenë kundërshtarë të Kosovës në rrugëtim për EURO 2020, ndërsa Andorra rival në rrugëtim për EURO 2024.

REZULTATET:
Kosova – Çekia 2-1,
Çekia – Kosova 2-1;
Andorra – Kosova 0-3,
Kosova – Andorra 1-1.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live