
FFK Liga e Parë
Orari i xhiros së parafundit në Ligë të Parë
Liga e Parë është në momentet më interesante të saja ndonjëherë. Ajo, asnjëherë nuk ka qenë më e paparashikueshme sesa kësaj radhe, ku 6 skuadra pretendojnë katër vendet e para – që mundësojnë sigurimin dhe playoffin për Superligë.
Shiko: TABELA AKTUALE E SUPERLIGES
Në xhiron e parafundit nuk pritet që ndonjëra nga TOP-6 skuadrat të gabojë, pasi që luajnë ndaj skuadrave që kanë kryer punë për këtë stinor. Ndërkaq, FFK ka publikuar orarin e ndeshjeve të xhiros së XXXIII ku të gjitha ato luhen në termin të njëjtë, prej orës 16.00 të shtunën, më 16 maj.
Shiko: NDESHJET E RADHËS
