Pas 22 viteve, Arsenali shpallet kampion i Anglisë!

Pritjes i erdhi fundi!

Që nga sonte Arsenali është matematikisht kampion i Anglisë, me Cityn që dështoi sonte në udhëtim te Bournemouthi dhe rrjedhimisht titulli nuk do të vendoset në xhiron e fundit.

Një xhiro para fundit, Arsenali ka katër pikë më shumë se Manchester City dhe tashmë ndeshjet e xhiros së fundit për këto dy skuadra do të luhen pa ndonjë rëndësi të madhe.

TABELA E PREMIER LIGËS

Skuadra e Pep Guardiolës barazoi sonte 1-1 në udhëtim te Bournemouthi, pamjaftueshëm për ta mbajtur gjallë garën për titull. Skuadra vendase siguroi daljen në Evropë me këtë barazim dhe njëkohësisht ia mundësoi Arsenalit festimin e titullit të 14 në histori.

Për më tepër, Arsenali në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Crystal Palacet ka mundësi edhe t’i pushojë lojtarët kryesorë në prag të finales së Ligës së Kampionëve ndaj Parisit më 30 maj në Budapest.

Ky është titulli i parë kampion i Arsenalit në Premier Ligë që nga viti 2004, e fundjavën e fundit të muajit maj kjo skuadër do ta synojë ta fitojë Champions Ligën për herë të parë në histori të klubit.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live