Dominimi total: 10 finale, 8 trofe

Trepça është fjala kryesore e basketbollit të Kosovës në vitet pas pandemisë dhe skuadër që ka treguar se nuk duhet asnjëherë të dorëzohet në luftë për titull.

Përkundër dy zhgënjimeve të mëdha të pësuara ndaj Yllit dhe ndaj Pejës në stinorët 2020/21 dhe 2021/22, mitrovcasit nuk kanë rënë, por janë kthyer edhe më të fortë.

Pas këtij viti ata vazhduan me përforcime të qëlluara dhe me forcimin e lojës së tyre nën drejtimin e Adis Beciragicit për tu ngritur dhe pas stinorit 2022/23 dominuan plotësisht – kësaj radhe edhe me tituj kampioni!

KB Trepça në secilën finale

Në pesë finalet e fundit, pesë herë aty ishte Trepça, ndërsa në tri të fundit fitoi tri herë titullin kampion për të bërë hat-trick titujsh si dhe duke e ngritur shifrën totale në shtatë tituj kampioni të fituar në histori të klubit gjelbërezi.

Për më tepër, në 5 stinorët e fundit, Trepça ka qenë edhe finaliste e Kupës së Kosovës në basketboll. Por, këtu është muhabet tjetër – “xehetarët” kanë fituar të pesë trofetë e Kupës në finale.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live