
FBK Superliga
Tyler Cheese gjen ekip të ri
Njëri ndër basketbollistët e huaj të dalluar të Superligës 2025/26, që djerisiti fanellën e Borës në edicionin historik të tyre, është zyrtarizuar si lojtar i një ekipi të ri.
Tyler Cheese tashmë është lojtar i ekipit meksikan, Panteras në ligën profesionale të atjeshme të basketbollit, derisa njoftimin për këtë e ka bërë të ditur agjencioni që menaxhon lojtarin.
Cheese te Bora në stinorin e kaluar të Superligës luajti me mesatare prej 15.3 pikësh, 3.1 asistimesh dhe 3.7 kërcimesh për ndeshje.
