Kush ishte Ylli më i shpeshtë i javës në stinorin 25/26 në Superligë?

Kaloi edhe një stinor interesant i Superligës 2025/26, ndërsa FFK-ja gjatë 36 xhirove shpalli më të mirët e secilës javë nga Komisioni i Veteranëve, të cilëve emrat ndonjëherë bëheshin të ditura, ndonjëherë jo.

Sidoqoftë, në ato 36 javë janë dalluar disa lojtarë të ekipeve të ndryshme, varësisht nga rëndësia e ndeshjeve dhe performanca e tyre.

Kreshnik Uka, “Ylli” i yjeve të javës

Kështu, në një llogari të bërë nga TopSporti.com dhe rishikimit të fituesve të “Yllit të javës” në stinorin e posa përfunduar të Superligës, del që Kreshnik Uka ka qenë “Ylli” më i shpeshtë i javës nga FFK.

Sulmuesi i Drenicës, ka qenë ndër akterët kryesorë të ekipit në mbijetesën e kuqezinjëve nga Skenderaj, që mbetën në Superligë pa pasur nevojë të luanin ndeshje barazhi.

Uka e fitoi 4 herë çmimin e më të mirit të xhiros, ndërsa pas tij u renditë Almir Kryeziu i Ballkanit me 3, e pas tyre me nga 2 çmime vijnë emrat e Valentin Serebe (Ballkani), Robert Rrahmani (Gjilani), Mërgim Pefqeli (Dukagjini) dhe Mario Ilievski (Prishtina).

Ballkani e Drenica kryesojnë si ekipe, lojtarët e të cilëve fituan “Yllin e javës”

Në total, nëse shikohen sipas ekipeve, Ballkani dhe Drenica kanë fituar nga gjashtë herë çmimin e “Yllit të javës” nga lojtarët e tyre, ndërsa me nga 4 herë në listë janë: Prishtina, Dukagjini, Llapi, Malisheva dhe Gjilani.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live