Prishtina nuk ndalet së përforcuari – Dawkins i radhës!

Rekord-kampionja e Kosovës, Prishtina, që kaloi njërin ndër stinorët më të dobët në histori në 2025/26 në Superligë, qysh se ka nisur qershori, nuk po ndalet duke zyrtarizuar përforcimet për stinorin e radhës, 2026/27.

Kështu, pas trajnerit Jeronimo Sarin, pastaj lojtarëve: Dion Sheqiri, Ajiri Johnson dhe Malcolm Armsteadit, sot ka zyrtarizuar basketbollistin të huaj të radhës në ekip, Bryson Dawkins.

Ky i fundit është një shutues i dalluar, ndërsa është në moshën 23-vjeçari dhe 192cm i gjatë. Ai në stinorin e kaluar ka qenë pjesë e Youngstown State Penguins ku ka luajtur me mesatare prej 12.6 pikësh, 1.4 asistimesh dhe 4.6 kërcimesh për ndeshje.

Me mbi 50% saktësi për dy pikë dhe mbi 30% saktësi për tri pikë, Daëkins mund të jetë një shpresë për stinorin ku Prishtina shpreson të këndellet.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live