Llapi zyrtarizon përforcimin e parë për stinorin e ri

Llapi, që siguroi mbijetesën në Superligë vetëm përmes barazhit, ku mposhti Dinamon e Ferizajit ka bërë të ditur se ka marrë përforcimin e parë për stinorin e ri të garave të elitës së futbollit kosovar.

Futbollisti 21 vjeçar, që së fundi ka qenë pjesë e Shkëndijës së Haraçinës në Maqedoninë e Veriut dhe ku ka kontribuuar me 12 gola e 4 asistime aty, është tashmë lojtar i ri i Llapit.

Zani Nazifi është sulmues krahu, ndërsa Llapi i ka dhënë kontratë deri në verën e vitit 2029 atij, duke e lidhur kështu me klubin për tre stinorë të radhës.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live