Publikohen dy yje tjera për ceremoninë e hapjes së Botërorit

Përmes një njoftimi të lëshuar pak më parë, Kampionati Botëror që nis nesër mbrëma do të ketë edhe dy yje si mysafirë në ceremoninë e hapjes.

Tenori me renome botërore, italiani Andrea Bocelli si dhe këngëtarja pop, Ejae, do të jenë në ceremoninë e hapjes me performancat e tyre.

Kujtojmë, Kampionati Botëror 2026 nis nesër mbrëma nga ora 21.00 me ndeshjen e parë të saj, hapëse, ku njëra nga organizatoret e turneut Meksikoja pret Afrikën Jugore, në kuadër të Grupit A.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live