
FBK Liga e Femrave
Bunting, përforcimi i parë te KBF Bashkimi
Pas vazhdimit të kontratës me lojtaret e dalluara vendore të ekipit, Vesa Krasniqi, Saranda Daci dhe Aulona Muhadri, KBF Bashkimi ka bërë të ditur se ka angazhuar edhe të huajën e parë për edicionin e ri garues në Ligën e Femrave.
Tynasia Bunting është playmakere amerikane që vjen prej Chargers në SHBA, ndërsa aty ka pasur mesatare prej 17.4 pikëve për ndeshje dhe 1.9 asstimeve për lojë.
Kujtojmë, KBF Bashkimi ka fituar së fundi katër herë me radhë titullin e kampionit të Kosovës.
