Ish-lojtari i Yllit, pensionohet nga basketbolli

Përmes një njoftimi në profilin e tij në Instagram, ish basketbollisti i Yllit që shkëlqente në Superligën e Kosovës përgjatë stinorëve 2023/24 dhe 2024/25 Jalen Nesbitt i ka dhënë fund karrierës profesioniste si basketbollist.

Nesbitt së fundi ka qenë pjesë e ekipit rumun, Timisoara, ndërsa pas përfundimit të këtij stinori basketbollistik, ai ka shkruar se pas 11 viteve karrierë si profesionist “ka ardhur koha që të pensionohem nga loja që më dha aq shumë në jetë”.

Nesbitt i lindur në vitin 1993 është amerikan ndërsa ka gjatësi prej 178cm. Ai te Ylli në Superligë luante me mesatarisht 14.4 dhe 14.5 pikë për ndeshje.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live