Besnik Hasi – zyrtarizohet si trajner në Superligën turke

Ish futbollisti i kombëtares shqiptare, më pas trajner i ekipit më të famshëm belg, Anderlecht, Besnik Hasi, është zyrtarizuar këtë orë nga ekipi i ri i Superligës turke, Amedspor.

Hasi, pos Anderlechtit ka punuar edhe te Legia, Al-Ahli dhe Mecheleni belg. Amedspor ka zyrtarizuar trajnerin e ri të tij, ndërsa aty në stinorin e fundit kaloi edhe reprezentuesi i Kosovës, Florent Hasani.

Përndryshe, Amedspor për herë të parë në histori të klubit do të luajë në Superligën turke, ndërsa vjen nga qyteti i Diyarbakirit, që është në pjesën krejtësisht aziatike të Turqisë, mbi kufirin me Sirinë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live