Ylli nis me përforcimet e para

Skuadra që investoi mjaft në stinorin e kaluar, por nuk e arriti finalen e playoffit të Superligës, KB Ylli, këtë stinor po tenton të rikthejë veten në finale.

Ekipi suharekas ditë më parë bëri të ditur se ka angazhuar izraelitin e njohur në Superligë të Kosovës, që fitoi titull kampioni me Pejën, Rami Hadar. Ylli nënshkroi kontratë 2 vjeçare me Hadarin.

Ndërkaq mbrëmë, suharekasit bënë të ditur se kanë siguruar edhe shërbimet e basketbollistit vendor, Musab Mala. Mitrovicasi që së fundi ishte pjesë e Pejës, në stinorin e ardhshëm do të mbrojë ngjyrat e Yllit.

Mala, që këtë vit mbush të 30-tat, në stinorin e kaluar te Peja ka pasur mesatarisht 26.9 minuta për lojë në Superligë, duke dhënë 90.4 pikë, 3.4 asistime dhe 2.5 kërcime për ndeshje.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live