
FBK SuperligaKosova
Publikohet 12-ja e Kosovës, 3 mungojnë për shkak të lëndimeve
Është publikuar lista zyrtare e 12 basketbollistëve që sonte do ta përfaqësojnë Kosovën në përballjen ndaj Shqipërisë, që zhvillohet në Prizren, nga ora 19:00.
Dardanët kanë nisur përgatitjet më 17 qershor dhe janë plotësisht të gatshëm për sfidën e rëndësishme të vlefshme për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029.
Nga lista e gjerë prej 15 basketbollistëve, përzgjedhësi ka publikuar 12-shen finale. Për shkak të lëndimit mungon Valon Bunjaku, ndërsa Gëzim Morina dhe Rron Ukaj gjithashtu nuk janë në dispozicion për shkak të lëndimeve.

