Liria zyrtarizon mesfushorin e radhës

Vazhdojnë përforcimet te Liria, derisa klubi prizrenas ka bërë të ditur se ka angazhuar në radhët e tij mesfushorin qendror, Lulzim Peci.

Ky i fundit së fundi ka qenë pjesë e Llapit, ndërsa tash e tutje do të mbrojë ngjyrat bardhezi të skuadrës prizrenase që po kërkon qe sa vjet Superligën.

“FC Liria vazhdon përforcimin e skuadrës në prag të sezonit të ri.
Mesfushori 24-vjeçar, Lulzim Peci, është zyrtarisht pjesë e klubit tonë, pasi ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me FC Liria.
Peci vjen nga KF Llapi, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e Trepça ’89, duke sjellë me vete përvojë, energji dhe cilësi të rëndësishme në repartin e mesfushës.
Me angazhimin, përkushtimin dhe potencialin e tij, besojmë se Lulzimi do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën dhe do të kontribuojë në objektivat tona për sezonin e ri.
Mirë se erdhe në familjen bardhezi, Lulzim.” — shkroi FC Liria në njoftim.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live