
Gjilani rikthen sulmuesin e dikurshëm
Përmes një njoftimi të botuar sot, SC Gjilani ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e dikurshëm të saj dhe tashmë e ka rikthyer në ekip.
Mevlan Zeka, që në stinorin e kaluar mbrojti ngjyrat e Malishevës do të vishet përsëri me të kuqe, ndërsa ekipi gjilanas ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me futbollistin gjakovar.

“Klubi dhe futbollisti kanë nënshkruar kontratë me vlefshmëri prej dy edicionesh, duke e rikthyer një emër të njohur në familjen e madhe të SC Gjilanit.
Zeka nuk ka nevojë për prezantim për tifozët tanë. Ai rikthehet në ambientin ku ka lënë gjurmë, me përvojën, cilësinë dhe instinktin e tij para portës, për të dhënë kontribut në realizimin e objektivave të klubit në sezonet e ardhshme.” — shkroi SC Gjilani ndër të tjera në lajmin e botuar në faqen zyrtare të klubit.
Zeka 32 vjeç, ka bërë karrierë në disa ekipe të Kosovës, ndërsa para Malishevës ka luajtur për Suharekën, Gjilanin, Ballkanin, Feronikelin, etj.
