Dinamoja rikthen portierin Rexhepi

Pas një periudhe të kaluar te Drita në Superligë, portieri Leutrim Rexhepi i është kthyer ekipit të tij të dikurshëm, Dinamo nga Ferizaji. Skuadra ferizajase që në stinorin e kaluar arriti deri në barazh për Superligë dhe nuk arriti të sigurojë biletën e fundit për aty, ka nisur shpejt konsolidimin e ekipit për stinorin e radhës në Ligë të Parë.

E Rexhepi pritet të jetë gardiani numër një i ekipit për stinorin 2026/27, ku Dinamoja do të vazhdojë të kërkojë Superligën. Rexhepi me përvojë nga Superliga dhe tri herë kampion i Kosovës, pritet të jep kontribut të rëndësishëm në ekip.

“FC Dinamo Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e portierit Leutrim Rexhepi, i cili do të jetë sërish pjesë e klubit tonë.
Leutrim Rexhepi gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e FC Ferizaj, FC Dinamo Ferizaj dhe së fundmi e FC Drita, duke u rikthyer tashmë prap te FC Dinamo Ferizaj.” — shkroi FC Dinamo në njoftim.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live