Prizrenasi kalon te Ferizaji

Futbollisti prizrenas që së fundi ka qenë pjesë e Feronikelit’74, Diellor Beseni, tash e tutje do të jetë pjesë e Ferizajit. Bardhekaltërit posa kanë bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me lojtarin në fjalë, ndërsa përvoja e tij me ekipe të ndryshme si Drenica dhe Liria, pritet të jenë të nevojshme për ekipin që po kërkon rikthimin e shpejtë në elitë.

“FC Ferizaj me kënaqësi ju njofton se ka arritur marrëveshje me mesfushorin Diellor Beseni, i cili së fundi ishte në klubin FC Ferronikeli.
Gjatë karrierës së tij, Beseni ka qenë pjesë edhe e FC Lirisë dhe KF Drenicës, duke fituar përvojë të vlefshme dhe duke dëshmuar cilësitë e tij në repartin e mesfushës.
Diellorit i urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e FC Ferizajt!” — shkroi FC Ferizaji në njoftim.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live