
Aventura e Drilonit vazhdon te Tirana
Pas njer periudhe të shkurtër të kaluar te ekipi rumun, Rapid, Drilon Hazrollaj edhe zyrtarisht sot është bërë pjesë e KF Tiranës. Ekipi bardhekaltër nga kryeqyteti ka bërë të ditur se ka siguruar shërbimet e 22-vjeçarit si huazim me të drejtë blerjeje në fund të stinorit.
Hazrollaj i lindur Banjë 178cm. i gjatë vlerësohet në Transfermarkt rreth 400 mijë euro tani, derisa ka pasur më parë atë rreth 900 mijë. Në ligën rumune, Driloni ka regjistruar vetëm 7 paraqitje gjatë stinorit të kaluar dhe në asnjërën prej tyre si startues në 11-she të parë.
“KF Tirana ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me Drilon Hazrollaj, i cili i bashkohet klubit në formë huazimi nga FC Rapid 1923, me të drejtë blerjeje përfundimtare të kartonit të lojtarit.
22-vjeçari nga Kosova aktivizohet në repartin ofensiv dhe vjen pas eksperiencave me FC Malishevën dhe FC Rapid 1923, duke shtuar një tjetër alternativë në organikën e skuadrës bardheblu për sezonin e ri.
Marrëveshja mes dy klubeve parashikon mundësinë që KF Tirana ta bëjë transferimin e lojtarit përfundimtar në përfundim të periudhës së huazimit, sipas kushteve të dakordësuara.” — shkroi KF Tirana në njoftim.
