Sa i paguajnë klubet FFK-së për regjistrim dhe transferim të lojtarëve?

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) në Rregulloren e re të Garave të Superligës dhe Kupës së Kosovës për edicionin 2026/27 ka bërë të ditur edhe shumat e regjistrimit dhe të transfereve që klubet duhet të paguajnë për të futur në listë të lojtarëve ata.

Rregullorja e Garave të Superligës dhe Kupës së Kosovës 2026/27 është miratuar më datën 1 gusht të këtij viti, ndërsa mban nënshkrimin e kreut të FFK-së, Agim Ademit.

Të huajt, dyfishi i vendorëve

E ndër të tjera, aty është bërë e ditur se klubet duhet të paguajnë nga 100 euro në llogari të FFK-së për çdo regjistrim dhe transferim të lojtarit vendor në një klub. Kjo shumë pagohet me rastin e aplikimit për regjistrim.

Për lojtarët e huaj, kjo shumë shkon në dyfishin e atij vendor. Pra, skuadrat që kanë të huaj në ekip, për të njëjtën gjë paguajnë 200 euro në llogari të FFK-së.

Detyrimet e tilla janë bërë të ditura në Rregulloren e Garave të Superligës dhe Kupës së Kosovës 2026/27 në kuadër të Nenit 64 të saj, në pikën “Detyrimet financiare për pjesëmarrje në garë”.

“Klubet pjesëmarrëse në kampionatin Albi Mall Superliga, detyrohen të paguajnë detyrimet financiare si më poshtë:
a. Shumën prej 100 (njëqind) Euro për çdo regjistrim dhe transferim të lojtarit vendor, shumë e cila duhet të paghet me rastin e aplikimit për regjistrim;
b. Shumën prej 200 (dyqind) Euro për çdo regjistrim dhe transferim të lojtarit të huaj, shumë e cila duhet të paghet me rastin e aplikimit për regjistrim;”  (foto në ballinë, ilustrim nga AI).

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live