
Bashkimi zyrtarizoi ish-lojtarin e Borës!
Ekipi i Bashkimit ka shtuar edhe një lojtar të huaj në radhët e tij, ndërsa ka zyrtarizuar dje lojtarin që luan në pozitën e alo-qendrës, Lance Thomas.
Thomas 27-vjeçar, 205cm. i gjatë, në stinorin e kaluar ka qenë ndër të tjera edhe pjesë e Borës së Prishtinës, në atë që u bë stinor historik për ekipin e ri të Superligës dhe arritën deri në gjysmëfinale të playoffit, duke qenë të renditur në pozitë të tretë – rekord – në histori të klubit, në stinor të rregullt.
Sa i përket numrave, Thomas në ndeshjet e Superligës së stinorit të kaluar te Bora ka pasur mesatare prej 24.4 minutash për lojë, duke dhënë 8.3 pikë, 3.5 kërcime dhe 1.5 asistime.
Ai është bërë i huaji i radhës në ekip, pas zyrtarizimeve si: Jajuan Johnson, Gian Clavell, Divine Myles e Adrio Baley, si dhe Shannon Shorterit i cili vazhdoi nga stinori i kaluar.
