
Gjilani e nisi mbarë stinorin e ri
Ekipi i Gjilanit që po drejtohet nga Debatik Curri, ka nisur me fitore edicionin e ri të garave të Superligës, në ndeshjen e parë të stinorit të ri të elitës së futbollit të Kosovës.
Të kuqtë e Anamoravës kanë qenë të saktë dhe kanë shënuar gola për të treguar dominimin e tyre në lojë, ndërsa në fund pranuan golin për të mos mbetur porta e paprekur, Feronikeli’74 – Gjilani 1-3 [Shpresim Zogu 89’pen. — Granit Jashari 7′, Hamdi Namani 48′, Bleart Tolaj 84′ pen.].
Kjo fitore bën që Gjilani të nis edicionin me 3 pikë dhe tani, marrin kreun e tabelës, derisa Feronikeli’74 që drejtohet nga Elon Berisha, në stinorin kur u rikthyen në Superligë janë ndarë nga fusha e tyre në ndeshjen e parë në “Rexhep Rexhepi” me disfatë.
Në xhiron e radhës, Gjilani udhëton te Llapi, ndërsa Feronikeli’74 udhëton te Dukagjini në Klinë.
