
Superliga: Formacioni i javës (1)
Xhiroja hapëse e Superligës prodhoi plot 25 gola, një gjë jo e zakontë në futbollin tonë. Për më tepër, një ndeshje përfundoi pa gola, pra 25 gola u shënuan në vetëm 4 ndeshje!
Drita tregoi forcën ndaj Llapit, përkundër lodhjes për shkak të angazhimeve në Evropë, Malisheva deklasoi Vushtrrinë, Gjilani shënoi fitore në Drenas, Prishtina mposhti Ballkanin, e pa gola luajtën Drenica me Dukagjinin.
Pas ndeshjeve të luajtura, TopSporti ka zgjedhur 11-shen e javës bazuar në rezultatet e ndeshjeve dhe statistikat individuale.
11-shja e xhiros 1:
Kenan Haxhihamza (Dukagjini); Besnik Krasniqi (Drita), Dren Kryeziu (Malisheva), Granit Jashari (Gjilani), Raddy Ovouka (Drita); Dren Zeqiri (Prishtina), Hamdi Namani (Gjilani), Laurent Xhylani (Malisheva); Albin Krasniqi (Prishtina), Kreshnik Uka (Malisheva), Leotrim Kryeziu (Prishtina).

