Play me përvojë nga ligat e forta te Trepça

Mbrëmë, kampionja e fundit dhe ekipi më dominant në vitet pas pandemisë në basketbollin e Kosovës, KB Trepça, ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan me shumë përvojë nga ligat e forta evropiane, Matt Mobley.

Mobley, ka qenë pjesë e ekipeve gjermane dhe franceze, të njohura në basketbollin evropian, ndërsa së dy vitet e fundit ka qenë pjesë e ekipit nga Venecuela, Guaiqueries de Margarita dhe Anhui të Kinës, përkatësisht.

Përgjatë karrierës së tij, organizatori 193cm i gjatë dhe pas disa ditësh 32 vjeçar (1 shtator), ka luajtur për Skyliners Frankfurt, Real Zaragoza, Ulm, Dijon dhe Nancy — të gjitha këto në elitë të kampionateve përkatëse.

“Matt, një lojtar me eksperiencë, cilësi dhe mentalitet fitues, i cili i bashkohet Trepçës për të dhënë maksimumin dhe për të luftuar për ngjyrat gjelbërt e zi.” — shkroi KB Trepça në njoftim.

Te ekipi i tij i parafundit, Guaiqueries de Margarita, ai luajti mesatarisht 20.2 minuta për lojë, me 10.1 pikë për ndeshje e 1.1 asistime për lojë, ndërkaq në stinorin e fundit të kaluar në Kinë, amerikani te Anhui ka pasur mesatare prej 11.6 pikëve për ndeshje, 2.1 asistimeve dhe 2.9 kërcimeve.

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live