
FBK Liga e ParëFBK Superliga
Rikthim te Prishtina!
Pjesën më të madhe të stinorit e kaloi te KB Drita, me të cilët u bë kampion i Ligës së Parë në stinorin 2025/26, ndërsa tani rikthehet te ekipi rekord-kampion i Kosovës.
Bardh Istrefi posa është zyrtarizuar si lojtar i ri i Prishtinës për stinorin 2026/27, te të cilët luajti vetëm 4 ndeshje në stinor të kaluar. Te Drita, Istrefi që është edhe reprezentues i Kosovës për gjeneratën U-21, ka pasur mesatare prej 23.7 minutash për lojë, ku ka dhënë 9.9 pikë për ndeshje, 2 asistime dhe 5.7 kërcime.

Ai tash është 22 vjeçar ndërsa luan në pozitën e alos, me 202cm e tij, dhe pritet që të ketë minuta të vlefshme te bardhekaltërit këtë stinor, të cilët do të drejtohen nga kroati, Jeronimo Sarin.
