
Sistemi i ri në Ligë të Kombeve 2028/29
UEFA-ja ka aprovuar ndërrimin e sistemit të Ligës së Kombeve! Ndërsa është bërë e ditur që prej edicionit tjetër, 2028/29, do të ketë vetëm tri Liga që dpo të përbëhen nga ekipet varësisht prej rezultateve të tyre të arritura në këtë edicion që nis këtë muaj, 2026/27.
Aktualja vendos për sistemin e ri
Kosova aktualisht është në Ligën B të Kombeve, të cilën e arriti për herë të parë. Kundërshtarë të grupit ka Irlandën, Austrinë dhe Izraelin. Gjithashtu, tani grupet e ndara sipas ligave përbëhen nga 4 ekipe për grup, ndërsa secila ligë ka nga katër grupe.
Nuk do të ketë Ligë D të Kombeve
Tash e tutje, pra nga edicionin i ardhshëm i Ligës së Kombeve 2028/29, ajo do të përbëhet nga 3 Liga (A, B dhe C), ku secila do të ketë nga 18 ekipe.
Liga A do të përbëhet prej:
— 8 çerekfinalistëtë e Ligës A të Kombeve,
— 2 vendet e treta më së miri të renditura në Ligën A,
— 4 fituesve të grupeve të Ligës B të Kombeve,
— 4 fituesve të playoffit të Ligës A/B.
Liga B do të përbëhet prej:
— 2 ekipet më të dobëta nga vendet e katërta në Ligën A,
— 4 ekipet e mposhtura në playoff të Ligës A/B,
— 4 ekipet e renditura në pozitë të tretë të Ligës B,
— 4 fituesit e playoffit të Ligës B/C.
Liga C do të përbëhet prej:
— 4 ekipet e mposhtura nga playoffi i Ligës B/C,
— 8 ekipet në pozitat 3 dhe 4 në Ligën C dhe
— 6 ekipet nga Liga D e Kombeve.
Si do të luhen ndeshjet?
Secila Ligë e Kombeve (A, B dhe C) do të përbëhet prej 3 grupeve me nga 6 ekipe, nga të cilat secili ekip do t’i luajë nga 6 ndeshje, varësisht siç e përcakton shorti për vendas ose mysafir. Pra, në grup do t’i kesh 5 kundërshtarë, ndërsa shorti do të përcaktojë se me cilin do t’i luash dy ndeshje, ndërsa me cilët do të luash nga një ndeshje dhe ku – vendas apo mysafir.
Orari i Kosovës për Ligën aktuale të Kombeve
Kosova pas gjysmës së shtatorit do të bëhet gati për përballjet e Ligës së Kombeve 2026/27, ndërkaq në grup ka kundërshtarë si Irlanda, Izraeli dhe Austria.
Dueli i parë i Kosovës luhet më 24 shtator kur pret Irlandën (ora: 20.45). Pastaj më 27 shtator luan ndaj Austrisë (ora: 18.00) në Vjenë. Më 1 tetor i shkon Izraelit (ora 20.45) në Hungari, kurse më 4 tetor pret Austrinë në “Fadil Vokrri” (ora: 20.45).
Faza grupore e Ligës së Kombeve mbyllet në nëntor, ku Kosova pret Izraelin më 14 nëntor dhe udhëton në Irlandë më 17 nëntor për të kuptuar gjendjen përfundimtare të grupit.
Renditja përfundimtare në grup, edhe do të përcaktojë se ku do të gjindet Kosova në edicionin e radhës të Ligës së Kombeve 2028/29.

Ndërsa, nga Ligat përkatëse do të ngriten dhe do të bien skuadrat si në fotografinë e mëposhtme derisa do t’i ipet rasti edhe skuadrave përmes playoffit për tu ngritur.





