Shkëlqimi i Seferit te Kayserispori, bën bujë në Turqi

Sulmuesi i Shqipërisë, Taulant Seferi, është duke bërë bujë në Ligën e Parë të futbollit turk (kategoria e parë). Futbollisti në fjalë që erdhi për 300 mijë euro nga Bodrumspor te Kayserispor ka shënuar gjysmën e golave të ekipit të tij, që është lider në Ligën e Parë të Turqisë dhe me gjasa të mira për t’iu rikthyer Superligës turke.

7 në 7 për Seferin

I lindur në Kumanovë, 29 vjeçari që reprezenton Shqipërinë dhe pritet të merr ftesë nga Ronaldo Maran për ndeshjet e Ligës së Kombeve, ka shënuar 7 gola në 7 ndeshje për Kayserisporin, ndërkaq aty luan edhe Florent Hasani i Kosovës, që ka të shënuar 1 gol për ekipin e njëjtë.

“Erdhi vetëm për 300 mijë euro, ndërsa po shkëlqen në 1.Lig! Çdo kush po flet për Taulant Seferin” — shkroi në titull NTV Spor, ndërkaq më tej ka theksuar se futbollisti ka ngjallë interes me performancën e tji të treguar në 7 xhirot e para të stinorit ku shënoi 7 gola.

Përndryshe, Kayserispor ka 16 pikë nga 7 ndeshje dhe është lider i Ligës së Parë turke, me pikë të njëjta sikurse edhe Bursaspor në vend të dytë dhe Batman në vend të tretë. Kayserispor ka bilanc prej 14 golave të shënuara dhe ka vetëm 3 të pranuara.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live