Përforcimi i fundit para fillimit të stinorit

Skuadra që në stinorin e kaluar debutoi në Superligë, KB Rahoveci 029, ka zyrtarizuar edhe lojtarin e fundit të huaj para fillimit të stinorit 2026/27 sonte.

Mika Adams-Woods i lindur në vitin 2000 është zyrtarizuar te vreshtarët sonte, ndërsa lojtari 190 centimetra i gjatë që luan në pozitën e playmakerit së fundi ka qenë pjesë e ekipit Boulogne Sur-Mer në ligë të tretë të Francës dhe atë në stinorin 2024/25.

Adams aty ka pasur mesatare prej 17.5 pikësh për ndeshje, bashkë me 4.1 asistime e 4.1 kërcime për lojë. KB Rahoveci 029 përndryshe stinorin do t’ia nis në shtëpi, ku këtë të shtunë më 19 shtator pret kampionen aktuale dhe ekipin më të fortë në ligë, KB Trepça.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live