
Humbjet radhazi, kuqezinjtë shkarkojnë trajnerin!
Tri disfata me radhë me tetë gola të pranuara! Bilansi i Vëllaznimit në Ligë të Parë nuk filloi aspak siç pritej dhe kryesia e klubit ka vendosur — ndahen rrugët me trajnerin Leotrim Krasniqi.
Disfata e sotme ndaj Ferizajit në shtëpi ka qenë fatale për Krasniqin në bankë, derisa ferizajasit fituan 1-5 në Gjakovë. E kjo mbushi kupën dhe Vëllaznimi doli me njoftim jo shumë kohë pas disfatës.
“KF Vëllaznimi njofton opinionin sportiv se me marrëveshje të përbashkët, ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Leotrim Krasniqi.
KF Vëllaznimi i uron Leotrimit suksese në vazhdimin e karrierës së tij dhe e falenderojmë për bashkëpunimin.” — shkroi KF Vëllaznimi.
Mbetet të shihet se tani kush do të merr timonin e gjakovarëve, derisa kuqezinjtë pas gjashtë xhirove të para në Ligë të Parë kanë bilanc prej 3 fitoresh dhe 3 humbjeve! Kanë shënuar 8 gola, ndërsa kanë pranuar 13!
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Kujtojmë, Vëllaznimi nisi stinorin në mënyrë perfekte me 3 fitore nga 3 ndeshjet e para. Por, pas asaj humbi 3 ndeshjet e forta. Nga Prishtina e re, pastaj Liria dhe sot nga Ferizaji!
