
Kosova
Tribunat plotë, VIP ende në kërkim!
Përkundër se FFK për këtë edicion të Ligës së Kombeve shtrenjtoi biletat për ndeshjet në “Fadil Vokrri”, kur kanë mbetur edhe pak më shumë se 24 orë para lojës Kosova – Irlanda, të gjitha biletat në të gjitha tribunat për publikun janë shitur.
Aktualisht, në faqen e FFK-së në sektorin e biletave figuron vetëm zona VIP me ende bileta në dispozicion, derisa Jugu, Veriu, Lindja dhe Perëndimi përkundër shtrenjtimit – kanë shkuar!
Kosova për herë të parë do të merr pjesë në Ligën B të Kombeve dhe rival të parë të saj do ta ketë Republikën e Irlandës, me të cilët luan nesër me fillim prej orës 20.45 në Prishtinë. Tri ditë më pas, Kosova udhëton drejt Vjenës ku e pret Austria.
