Maran nuk u befasua nga loja e rivalit

Përzgjedhësi i ri i Shqipërisë, italiani Rolando Maran debutoi me fitore sonte në Tiranë, ndërsa kuqezinjtë mposhtën Bjellorusinë e papërshtatshme 2-0.

Ndeshja ka qenë e vlefshme për Grupin 1 të Ligës C të Kombeve, ku Shqipëria pos bjellorusëve kundërshtar ka edhe Finlandën dhe San Marinon. Ndërkaq, trajneri i ri i Shqipërisë në deklaratën e tij dhënë pas fitores është shprehur të jetë i lumtur me pikët por edhe me lojën e treguar të lojtarëve në fushë, pasi që sipas tij kanë pritur që të kenë një arrë të fortë që mbyllet dhe nuk lejon hapësira shumë.

“E prisja një Bjellorusi të tillë. Djemtë interpretuan çdo gjë që kemi punuar gjatë javës. Jam i lumtur që tifozët panë ekipin të luante mirë. Jemi të lumtur.” — tha Maran fillimisht, për të vazhduar.

“Nuk jam befasuar nga ata. E dinim që do të jetë vështirë në fillim. Kishim vështirësi në fillim për hapësira dhe depërtim pasi që rri shumë poshtë si ekip, por me kalimin e kohës kemi arritur të gjejmë veten.” — shtoi ai ndër të tjera.

LIGA C E KOMBEVE, GRUPI 1

REZULTATET:

San Marino – Finlanda 0-7
Shqipëria – Bjellorusia 2-0

TABELA AKTUALE:

  1. Finlanda 3p.
  2. Shqipëria 3p.
  3. Bjellorusia 0p.
  4. San Marino 0p.

NDESHJET E RADHËS:

29 shtator, Finlanda – Bjellorusia
29 shtator, San Marino – Shqipëria.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live