Po të mos besoja, nuk do të qëndroja këtu

Fjalë të mëdha nga Franco Foda në deklaratën e dhënë pas ndeshjes në mix-zonën e “Fadil Vokrrit”. Kur u pyet në fund nga gazetari intervistues nëse beson se Kosova me këtë ekip që ka do të mund të arrijë EUROn, përzgjedhësi gjerman i Kosovës u përgjigj shkurt.

“Po të mos besoja në këtë arritje, as që do të qëndroja këtu më shumë.”

Kosova është aktualisht në Ligën B të Kombeve. Në grup ka kundërshtarë si Austria, Irlanda dhe Izreali. Nga katër ndeshjet e para ka 5 pikë.

Shorti për EURO 2028 hidhet më 6 dhjetor 2026.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live