Ibishi vendimtar, Malisheva bëhet lidere pasi mposht kampionen si mysafir

Futbollisti i Malishevës, Xhemal Ibishi ka vazhduar me gola, ndërsa Malisheva ka shënuar fitore të madhe të premtën mbrëma në Gjilan, duke e mposhtur kampionen aktuale që nuk po arrin të kapë formën nën drejtimin e Ardian Nuhiut me rezultat minimal, 0-1 [Xhemal Ibishi 58′].

Në ditën kur Malisheva (edhe pse nuk njoftoi zyrtarisht në faqet e saja të rrjeteve sociale për trajnerin e larguar Thomas Brdaric) ishte pa Brdaricin në krye të saj, ndërsa ekipin e drejtoi Kastriot Rexha, ka arritur që të dalë triumfuese.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Me këtë fitore, së paku në fundjavë ata hynë si liderë të Superligës duke arritur kuotën e 19 pikëve nga 8 ndeshje të luajtura të stinorit. Në anën tjetër, Drita lë për të dëshiruar me formën që ka dhe assesi të këndellet përkundër ekipit që ka. Bardhekaltërit kanë 11 pikë nga 7 ndeshje dhe aktualisht janë të gjashtit në renditje.

Në xhiron që vjen, Drita i shkon Ballkanit në derbin e radhës, derisa Malisheva ka derbi tjetër, ku pret Prishtinën në formë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live