
Albin Berisha vendos, Ballkani shfrytëzon krizën e Llapit!
Një gol ka mjaftuar, derisa Ballkani falë shënimit të Albin Berishës ka marrë 3 pikë në duelin kryesisht të qetë të luajtur sot në “Zahir Pajaziti” të Podujevës.
Llapi i Tahir Batatinës vazhdon me krizën e rezultateve, ndërsa ka regjisutrar humbjen e shtatë nga tetë ndeshje të luajtura këtë stinor, derisa Ballkani me fitore minimale që erdhi në pjesë të dytë, vazhdon të jetë lart dhe të kërkojë kreun, Llapi – Ballkani 0-1 [Albin Berisha 60′].
Kjo ka qenë ndeshja e parë e xhiros së tetë të Superligës, që rinis pas pushimit për shkak të ndeshjeve të shteteve në Ligë të Kombeve, ndërsa ekipi i Sami Sermaxhajt e shfrytëzoi më së miri mundësinë për pikë të plota ndaj podujevasve që assesi të këndellen.
Xhiron që vjen, Ballkani pret Dritën, ndërsa Llapi i shkon Feronikelit’74, kurse skuadrat përfundojnë xhiron e shtatë me Llapin që ka vetëm 3 pikë, ndëkaq Ballkani 13.

Pas ndeshjes, Ballkani në faqen zyrtare të klubit në Facebook shkroi: “Fitore në Podujevë! Albin Berisha shënon gol dhe sigurojmë 3 pikë të reja! Vazhdojmë përpara, drejt objektivave tona!”. Ndërkaq Llapi vendosi vetëm rezultatin përfundimtar të ndeshjes, si dhe bllokoi komentet në faqen e Facebookut.
