Nga Rotterdami te Trepça, zyrtarizohet përforcimi i ri

Amerikani James Graham i lindur në vitin 2000 është përforcimi më i ri i Trepçës për stinorin 2026/27. Lojtari i gjatë 201-centimetra tash e tutje do të shtojë cilësi dhe përvojë në radhët e kampiones, pasi që vjen me përvojë prej Feyenoordit së fundi, pastaj Bundesligës 2 gjermane dhe Bundesligës austriake.

James përgjatë karrierës së tij në Evropë ka luajtur për Oberwart Gunners (AUT), WWU Munster (GER-2), Kirchheim Knights (GER-2) dhe Feyenoord Roterdamit (NED-1). Te këta të fundit, ku luajti në stinorin e kaluar, ai ka pasur mesatare prej 29.9 minutash për ndeshje, duke dhënë 17.7 pikë, 2.2 asistime dhe 6.3 kërcime. Ai luan në pozitat 1-2-3.

“Graham basketbollisti amerikan i gjatë 201 cm i bashkohet Trepçës. Sezonin e kaluar Graham u paraqit me Rotterdam në ligën BNXT ku në 32 ndeshje realizojë mesatare prej 17.7 pikëve dhe 6.3 kërcimeve me saktësi prej 42% për 3 pikë.” — shkroi KB Trepça në njoftim.

Ndërhyrja në treg e Trepçës vjen pas dy disfata ndaj Bashkimit! Pastaj një prej Peje në Superligë dhe së fundi në ndeshjen e parë të fazës grupore të FIBA Europe Cup! Prizrenasit së pari fituan mitrovicasit në finale të Superkupës për t’i lënë pa këtë trofe këtë stinor, ndërsa më pas u takuan edhe në kuadër të Superligës, ku portokallezinjtë përsëri fituan. Këto disfata erdhën pas humbjes që mitrovicasit e pësuan nga Peja në “Minatori” – gjithashtu në Superligë. Bilanci i tyre pas 3 xhirove të para në ligë është 1 fitore e 2 humbje.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live