
FBK Superliga
Davontrey Thomas (Ylli) – MVP (8)
Basketbollisti i Yllit, Davontrey Thomas, është përzgjedhur lojtari më i mirë i xhiros së tetë të Superligës së Kosovës. Thomas, ka qenë ndër lojtarët kryesorë të Yllit në fitoren që ekipi i tij e shënoi ndaj liderit të fundit të Superligës, Bashkimit.
Thomas përndryshe, që erdhi këtë stinor te Ylli, në këtë përballje ka luajtur me një performancë vërtetë të jashtëzakonshme me 25 pikë, 5 asistime e 10 kërcime, derisa ka shutuar 5/8 për tri pikë, që e bënë saktësinë e tij prej 62% në këtë duel.
Përndryshe me Thomasin MVP, Ylli është bërë ekipi që ka dhënë më së shumti MVP deri në këtë xhiro në Superligë, nga të gjitha ekipet tjera — 3!

