Superliga: Formacioni i javës (13)

Gjithçka u bë edhe më interesante në Superligë pas xhiros së XIII, ndërsa vetëm Prishtina ka bërë hap përpara nga kryesuesit pasi që kaloi Vushtrrinë si mysafire.

Në anën tjetër, Malisheva u mposhtë, ndërkaq Drita barazoi!

Pas dueleve të zhvilluara të xhiros XIII varësisht nga rëndësia e ndeshjes dhe performanca e lojtarëve në ato, TopSporti.com ka përzgjedhur më të mirët e xhiros për të krijuar formacionin e javës.

11-SHJA E JAVËS:

Marjan Coric (Gjilani); Ardian Limani (Gjilani), Gentrit Jahaj (Llapi), Granit Musa (Feronikeli’74), Ermal Veliqi (Drenica); Rin Ahmeti (Prishtina), Rilind Hetemi (Llapi), Arjol Bllaca (Gjilani); Assane Diatta (Prishtina), Ibrahim Cervadiku (Feronikeli’74) dhe Xhemal Ibishi (Malisheva).

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live