Dellova nuk ia del!

Përkundër dëshirës së lojtarit, mjekët konstatuan se futbollisti i Kosovës Lumbardh Dellova nuk do të mund të jetë i gatshëm për paraqitje në ndeshje ndaj Izraelit e as ndaj Irlandës.

Njoftimin e ka konfirmuar edhe FFK-ja, që ka bërë të ditur se ai është liruar nga grumbullimi.

“Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi!
Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova është liruar sot nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës. Pavarësisht dëshirës së madhe të lojtarit për të qenë në dispozicion të ekipit, ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se ai nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë ekipin në dy ndeshjet e radhës kundër Izraelit dhe Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Lumbardhit i urojmë rikuperim sa më të shpejtë dhe rikthim sa më parë në fushën e gjelbër!” — shkroi FFK në njofim.

Shiko: FTESAT, ORARI, REZULTATET DHE TABELA

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live