11-shet potenciale: Irlanda-Kosova

Kosova ka mungesa të theksuara në këtë ndeshje, ndërsa vetëm nga ndeshja e fundit ndaj Izraelit janë shtuar edhe dy në listën e lojtarëve që nuk do të mund të jenë në dispozicion të përzgjedhësit, Franco Foda.

Kosova është mysafire e Irlandës sonte, ndërsa dardanëve i duhet minimalisht barazimi për të shënuar një arritje tjetër të madhe dhe historike në futboll!

Shiko edhe: Gjyqtarët e ndeshjes

Me përfundimin e grupit në vend të dytë, Kosova do të siguronte playoffin për Ligën A të Kombeve (mundësi historike), pastaj do të bënte edhe një arritje që do të thotë shumë për kualifikime drejt EURO 2028 – kalimin në vazon e dytë në short për EURO 2028, që do t’i mundësonte dardanëve kundërshtarë më të përshtatshëm në luftë për evropian.

E duke pasur parasysh të gjitha këto, TopSporti.com beson që Foda do të shfaqet në fushë të lojës në “Aviva” sonte me këtë 11-she, për të kërkuar fitore ose së paku një pikë.

11-SHJA POTENCIALE E KOSOVËS:

PORTIER:

16. Arijanet Muric;

MBROJTËS:

4. Ilir Krasniqi,
2. Lindrit Kamberi,
3. Kreshnik Hajrizi
–
13. Dion Gallapeni,
15. Mërgim Vojvoda;

MEFSUSHORË:

23. Leon Avdullahu,
6. Elvis Rexhbeçaj,
14. Baton Zabërgja;

SULMUES:

11. Fisnik Asllani,
18. Vedat Muriqi.

GJENDJA NË GRUP

REZULTATET E DERITASHME:

Austria-Izraeli 3-1,
Kosova-Irlanda 1-0,

Austria-Kosova 3-1,
Izraeli-Irlanda 0-3,

Izraeli-Kosova 0-0,
Irlanda-Austria 2-2,

Kosova-Austria 1-1,
Irlanda-Izraeli 1-1.

Kosova-Izraeli 0-0,
Austria-Irlanda 1-0.

TABELA AKTUALE:
1. Austria 11p.
2. Kosova 6p.
3. Irlanda 5p.
4. Izraeli 3p.

NDESHJET E MBETURA:
17.11. Izraeli-Austria
17.11. Irlanda-Kosova.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live