Të gjitha lajmet e publikuara në TopSporti.com. Selektoni sipas mujave/viteve në të majtë.
Arkiva

CLUB WORLD CUP: International
Kalojnë lehtë meksikanët
13/12/12 @ 13:47
Chelsea ka arritur të mposht lehtazi Monterreyin e Meksikos për të kaluar në finale të Kampionatit Botëror të klubeve. Torres ka shënuar prapë!

COPA DEL REY: La Liga
Nuk merr përgjegjësinë
13/12/12 @ 10:29
Jose Mourinho ka refuzuar të merr përgjegjësinë për performancën e mbrëmshme të Real Madridit, në ndeshjen e Kupës të cilën mbretërit e humbën nga Celta Vigo 2-1.

LEAGUE CUP: Premier League
Swansea në gjysmëfinale
13/12/12 @ 09:22
Swansea City që udhëhiqet nga danezi i famshëm, Michael Laudrup, ka arritur për herë të parë në histori të klubit të kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës.

LIGUE 1: Ligue 1
Ndalet Lyon, lufta rindezet
12/12/12 @ 22:48
Barazimi i Lyonit ndaj Nancyt sonte ka rindezur luftën për liderin e Ligue 1. Fitorja e PSG-së mbrëmë dhe e Marseille-it sonte ka ngushtuar kreun e renditjes. Edhe kampioni Montpellier po kthjellet. ME FOTOGALERI EKSKLUZIVE

BKT SUPERLIGA: FBK Superliga
Prishtina e mposht Bashkimin
12/12/12 @ 21:29
Në ndeshjen kryesore të kësaj jave, Sigal Prishtina shënoi fitore ndaj Sigkos Bashkimit me rezultat 79-72.

BKT SUPERLIGA: FBK Superliga
Pa problem kundër Vëllaznimit
12/12/12 @ 20:30
Lideri i BKT Superligës, Peja, ka shënuar fitore duke e mposhtur skuadrën e Vëllaznimit me rezultat të thellë 89-62.

KOBE BRYANT: NBA
Viti më i vështirë i karrierës
12/12/12 @ 18:13
Super ylli i Los Angeles Lakersit Kobe Bryant, pas humbjes nga Clevelandi, bëri një deklaratë të rëndësishme.

JORDAN: NBA
Legjenda në stërvitje
12/12/12 @ 16:34
Legjenda e basketbollit Michael Jordan, i cili është pronar i klubit Charlotte Bobcats, mori pjesë në stërvitjen e skuadrës.

NBA : NBA
S’ka bukë për Lakers
12/12/12 @ 15:19
Në ndeshjet e sotme të NBA-së, Los Angeles Lakers u mposht nga Cleveland Cavaliers ndërsa New York Knicks për një treshe ishin më të mire se Brooklyn Nets.

BOTËRORI I KLUBEVE: International
Corinthians në finale
12/12/12 @ 14:25
Corinthians ka arritur të mposht sot Al-Ahlyn për të kaluar në finale të Kampionatit Botëror të klubeve që mbahet në Japoni. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi ish lojtari i Bayernit, Guerrero. ME FOTOGALERI EKSKLUZIVE NGA NDESHJA/ VETËM NË BOROZANI.COM

DERBI I RADHËS: FBK Superliga
Prishtina-Bashkimi, sonte
12/12/12 @ 12:28
Sonte luhen dy ndeshje të xhiros së XII të BKT Superligës në basketboll. Derbi ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Sigkos Bashkimit në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve luhet prej orës 19:30.

LAUDRUP: Premier League
Swansea luan për finale
12/12/12 @ 11:49
Michael Laudrup, trajner i Swanseat ka thënë se ekipi i tij e ka marrë shumë seriozisht Kupën e Ligës angleze dhe do të luftojë me çdo kusht që të mposht sonte Middlesbrough-në.

CONTE: Serie A
Koha për shpenzime të mëdha
12/12/12 @ 11:39
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, mendon se ka ardhur koha që Juventus të fillojë të shpenzojë sikur ekipet e mëdha për transfere mbi 30 milionë euro.

MANCINI: Premier League
Jemi më të mirë se United
12/12/12 @ 11:26
Roberto Mancini ka thënë se përkundër humbjes, Manchester City është ekip më i mirë se Manchester United.

EL TIGRE: La Liga
Atletico do ta mbajë
12/12/12 @ 10:12
Përkundër se Radamel Falcao do të kërkojë largimin nëse i vjen një ofertë e mirë nga ekipet e mëdha angleze ose spanjolle, Atletico Madrid do të tentojë të thyejë rekordin e pagës për t'ia ofruar 'Tigrit'.

REDS: Premier League
Koha për transfere
12/12/12 @ 10:01
Liverpool është gati t'i ofrojë 12 milionë funta Chelseat për sulmuesin Daniel Sturridge. Në radar është edhe greku Giorgios Samaras. E njeriun që e shitën para dy viteve për 250 mijë funta, tash po e blejnë për 6 milionë!

LEO MESSI: La Liga
Picassoja i futbollit
12/12/12 @ 09:46
Gazetat gjermane kanë çuar në qiell rekordin e Leo Messit, i cili në fundjavë e kaloi Torpedon gjermane, Gerd Muller.

WENGER: Premier League
Humbja më poshtëruese
12/12/12 @ 09:25
Arsene Wenger u ka thënë lojtarëve se nuk duhet të bien në siklet prej humbjes së mbrëmshme nga Bradford, ekip ky që në bazë të dëmshpërblimeve të gati 30 lojtarëve të saj kushton 5.9 milionë euro. Arsenal humbi pas penalltive.

LIGUE 1: Ligue 1
Sonte edhe një hattrick
11/12/12 @ 21:38
Duke i falenderuar Zlatan Ibrahimovicit dhe hattrickut të tij Paris Saint Germain i Carlo Ancelottit ka arritur që të regjistrojë trepikëshin e radhës duke e mposhtur 0-4 Valenciennesin. ME FOTOGALERI EKSKLUZIVE NGA NDESHJA/ VETËM NË BOROZANI.COM

PORTIERI I JAVËS: Serie A
The Godfather, Ujkani
11/12/12 @ 15:31
Portieri i Palermos dhe i kombëtares shqiptare, Samir Ujkani, është pjesë e ekipit të xhiros së XVI të Serie A-së. Ujkani ka hyrë si portieri më i mirë i kësaj xhiroje, duke kaluar gjigantët si Buffon, Abbiati, Handanovic, etj.