Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BKT SUPERLIGA

Prishtina e mposht Bashkimin

BOROZANI/ Edrin Shkuliqi

Prishtina e mposht Bashkimin


12 December, 2012 @21:29

Sigal Prishtina ka shënuar fitoren e dhjetë të saj me radhë. Nënkampioni kësaj radhe e mposhti Sigkos Bashkimin me rezultat 79-72 në ndeshjen e luajtur në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Në dy çerekët të parë, Prishtina luajti lojë shumë më të mirë dhe pjesën e parë e përmbylli me epërsi prej 14 pikëve (49-35). Kurse portokallët u rikthyen në lojë në çerekun e tretë me lojë të mirë në mbrojtje, duke mos lënë që Prishtina të shënojë më shumë se nëntë pikë, derisa epërsia u ngushtua në një pikë 57-56.

Mirëpo e gjitha që arriti të bëjë ekipi i trajnerit Muharem Vugdalic ishte kjo epërsi minimale, pasi që Prishtina përsëri e thelloi epërsinë dhe shënoi fitore të merituar.

Më i dalluari në fitoren e vendasve ishte Adam Waleskowski, i cili shënoi 18 pikë, i ndihmuar edhe nga Edmond Azemi me 13 pikë dhe Jeremy Price me 12 sosh. Ndërsa te Bashkimi koshashënuesit më të mirë ishin si zakonisht dyshja Brooks - Mitchell. Phil Brooks shënoi 21 pikë, ndërsa Dustin Mitchell kontriboi me 14 të tjera, derisa me lojë të mirë në mbrojtje u tregua Urim Zenelaj, i cili shtoi edhe 13 pikë për ekipin e tij.

Në javën e ardhshme Bashkimi e pret Trepçën në Prizren, derisa Prishtina do të jetë mysafire e Vëllaznimit.

REZULTATET E XHIROS XII:

Sigal Prishtina - Sigkos Bashkimi 79-72

Peja - Vëllaznimi 89-62

Nesër:

Kosova - Drita

RTV 21 - Trepça


 
Të gjitha lajmet nga