NBA

REUTERS/Aaron Josefczyk
S’ka bukë për Lakers
12 December, 2012 @15:19
Kobe Bryant ka arritur të shënojë 42 pikë. Ato i stolisi edhe me 5 kërcime dhe 2 asistime, por asgjë nuk mjaftoi për të arritur fitore ndaj Cleveland Cavaliersëve të disponuar.
Ishte Kyrie Irving i cili me double-double prej 28 pikëve dhe 11 asistimeve i ndihmoi ekipit të tij që të arrijë një fitore të rëndësishme ndaj LA Lakersave sot.
Në ndeshjen tjetër interesante, Carmelo Anthony ka shkëlqyer ndaj Brooklyn Netsëve, për t’ia sjellur ekipit të tij NY Knicks fitoren. Knicks arritën fitore prej vetëm 3 pikësh diferencë, derisa preciziteti i Melos ishte për t’u admiruar. Ai shënoi 5 herë nga 7 tentime për tre pikë, duke shënuar në total 45 pikë.
REZULTATET:
Brooklyn - New York 97-100
Cleveland - Lakers 100-94
Detroit - Denver 94-101
New Orleans - Washington 70-77
Chicago - Clippers 89-94