NBA

REUTERS/Adam Hunger
Fluturojnë Knicksat!
10 December, 2012 @14:55
New York Knicksi është skuadra me moshë mesatare më e vjetër në NBA dhe gjenden në krye të tabelës në Konferencën Lindore.
Në fillim të stinorit, e shtuan në skuadër plejmekerin legjendar të kësaj lige, Jason Kiddin, e tani gjinden në një formë shumë të mirë, duke i marë edhe frytet.
NY është skuadra e vetme në NBA që s’ka pësuar humbje në shtëpinë e tyre ende, fitoren e radhës e shënuan kundër Denver Nuggetsit me rezultat 112-106.
Ndërsa Carmelo Anthony pas një lëndimi të vogël i cili mungoi vetëm një ndeshje, u rikthye me 34 pikë kundër ish skuadrës së tij. Te Denver u dallua Ty Lawson me 23 pikë.
Me këtë fitore Knicksat kanë bilanc prej 15 fitoreve krahas 5 humbjeve.
Rezultatet e takimeve:
Lakers - Utah 110-117
Phoenix - Orlando 90-98
New York - Denver 112-106
Oklahoma - Indiana 104-93
Brooklyn - Milwaukee 88-97
LA Clippers - Toronto 102-83