TREPÇA
BOROZANI.COM/ Lis Dorambari
Ndahen rrugët
9 December, 2012 @15:46
Skuadra nga elita e basketbollit kroat që po garon edhe në Ligën Ballkanike këtë stinor, Djuro Djakovic, ka arritur marrëveshje me trajnerin e Trepçës, Neven Plantak.
Lajmi është bërë e ditur dje nga mediat kroate. Plantak ka qenë në krye të Trepçës nga stinori i kaluar dhe është shpallur kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës me klubin xehetar, ndërsa këtë stinor nuk ka treguar sukses pasi që në 5 derbi të zhvilluara me skuadrat e katërshes së madhe, ka shënuar po aq humbje.
Pozita e trajnerit të Trepçës që ka mbetur e zbrazët pas shkëputjes së kontratës nga ana e trajnerit kroat, përkohësisht do të zëvendësohet nga dyshja, Izet Tahiri dhe Besim Braha.
Kampioni aktual i Kosovës, Trepça, gjendet në pozitën e katërt në tabelë me 6 fitore dhe 5 humbje, ndërsa largimi i trajnerit Plantak mund të jetë një hendikep i madh për skuadrën mitrovicase para dy ndeshje të radhës mjaft të rëndësishme kundër RTV 21 në mesjavë dhe Sigkos Bashkimit në fundjavë.