BKT SUPERLIGA

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Prishtina mposht kampionin
8 December, 2012 @21:12
Basketbollistët e Sigal Prishtinës janë treguar përsëri më të mirë sesa atë të Trepçës. Në ndeshjen që u zhvillua sonte në palestrën e Vushtrrisë, ku momentalisht mitrovicasit po i luajnë ndeshjet si vendas, Sigal Prishtina ka arritur të shënojë fitore me 5 pikë diferencë ndaj Trepçës, 64-69.
Diferenca gati e njejtë qe edhe në fund të çerekut të tretë për ekipin e Arben Krasniqit, e cila përfundoi 52-56 në të mirë të nënkampionit aktual, Prishtinës.
Edhe pse Trepça në fillim të ndeshjes kishte epërsi, me lëndimin që e pësoi Drilon Hajrizi, ata u dëmtuan shumë. Gjithashtu mitrovicasit kishin edhe disa mungesa, por Sigal Prishtina për asnjë moment nuk falte, kështu që shënuan fitoren e nëntë radhazi në Superligë.
Vëllaznimi mposht Kosovën
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Karagaç të Pejës, Vëllaznimi i Gjakovës ka mposhtur Kosovën e vushtrrisë 87-61, duke regjistruar kështu fitoren e katërt.