NBA

REUTERS/Lucy Nicholson
Dallas shuan nxehtësinë
7 December, 2012 @11:19
Phoenix Suns që është duke përjetuar ditë të vëshitra, shpresonte që të mposhte një Dallas pa Dirk Nowitzkin.
E njeriu që e foli fjalën e fundit në ndeshje ishte O. J. Mayo. Ai po shkëlqen këtë stinor te Dallasi. Mayo, 35 sekonda para përfundimit të ndeshjes shënoi treshen për epërsinë 97-94, që doli të jetë edhe koshi i fitores.
Mayo e përfundoi ndeshjen me 23 pikë, 5 kërcime dhe 5 asistime. Banka rezervë e Dallasit shënoi një numër rekord prej 56 pikësh, derisa te Phoenixi Markieff Morris regjistroi double-double prej 15 pikë e 17 kërcimeve.