Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

0.2 SEKONDA PARA FUNDIT, VENDOSET — SERIA BËHET 3-3

Celtics barazon serinë prej 3-0 në 3-3! Finalisti vendoset në ndeshjen e shtatë

Prekja e White, 0.1 sekonda para fundit të ndeshjes, për t'ia dhënë fitoren Celtics dhe për të barazuar serinë në 3-3!

Celtics barazon serinë prej 3-0 në 3-3! Finalisti vendoset në ndeshjen e shtatë


28 May, 2023 @13:01

Rikthim i madh i Boston Celtics në finale të Konferencës Lindore të NBA-së, ndërsa me fitore në Kaseya Center Miamit sot, ata kanë barazuar serinë në 3-3! Vetëm tri ndeshje më parë, Miami Heat udhëhiqte me 3-0 serinë, ndërsa i duhej vetëm një fitore për të arritur finalen e madhe të NBA-së, ku i pret Denver Nuggets.

Por, lideri i Lindjes nuk u dorëzua në asnjë moment dhe në një luftë të madhe të treguar mbrëmë, ka arritur që 0.1 sekonda para fundit të ndeshjes të shënojë për fitoren e madhe Heat 103-104 Celtics. Në fakt, përkundër se këta ishin në epërsi në pjesë të madhe të lojës, ka qenë Jimmy Butler i Heat që ka nxjerrë faul tre pikësh 3 sekonda para fundit të ndeshjes. Ai i shënoi të trija gjuajtjet e lira dhe Miami hyri në sekondën e fundit të lojës me 103-102. Sulmi i fundit, shuton Marcus Smart, s’shënon për tri pikë, në kërcim, Derrick White prek mjaftueshëm topin për të shënuar për fitoren e madhe që e çon serinë në ndeshjen e shtatë të saj.

Boston Celtics

E tash, Boston TD Garden do të pres Miamin për përballjen e madhe dhe vendimtare për të cilën edhe trajneri i Heat Erik Spoelstra tha: “Nuk e di se s’i do t’ia bëjmë, por do të dalim në fushë të lojës atje dhe do të fitojmë.”

Jaylen Brown luajti me 26 pikë, 10 kërcime e 3 asistime në fitore, ndërsa Jayson Tatum dha 31 pikë me 12 kërcime e 5 asistime. Derrick White dha 4, ku ajo dyshja 0.1 sekonda para fundit të ndeshjes vendosi gjithçka! Te “nxehtësia” e Miamit nuk mjaftuan 24 pikët e Jimmy Butlerit, që pa iu dridh fare dora dha tre të lirat 3-sekonda para fundit të ndeshjes për t’ia rikthyer epërsinë ekipit! Butler shtoi edhe 11 kërcime e 8 asistime në llogari të tij, ndërsa me mbi 20 pikë të shënuara ndeshjen e kreu edhe Caleb Martin që dha 21 pikë, por bëri edhe 15 kërcime.

Heat vs. Celtics

E keltët e Joe Mazzullas tash e kanë mundësinë e madhe, që prej 0-3 të bëjnë rezultatin 4-3 dhe të arrijnë finalen e madhe. “Mos e mat njeriun kur gjërat shkojnë mirë. Mate ekipin ose grupin, gjithmonë. Ata janë rezistentë. E kam thënë gjatë gjithë vitit, ky ekip ka zhveshtoren më të fortë dhe më të bashkuar ndonjëherë që kam parë në jetën time.”

Të martën në mëngjes, dueli i shtatë dhe vendimtar i serisë Celtics vs. Heat, ku fituesi shkon në finalen e madhe të NBA-së, ndërsa pranon edhe trofeun e fituesit të Konferencës Lindore.


 
Të gjitha lajmet nga NBA