Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LAKERS NË FINALE TË KONFERENCËS

Davis e LeBron çojnë Lakersin në finale të Konferencës, eliminohet kampioni

Davis e LeBron çojnë Lakersin në finale të Konferencës, eliminohet kampioni


13 May, 2023 @11:39

Lakers nuk ka lënë që kampionët të vazhdojnë tutje, ndërsa përvoja e madhe e LeBron James dhe Anthony Davis kanë qenë elemente kryesore në fitore. Lakers fituan secilin çerek-loje, ashtu që të mos kishin dilema në atë të fundit për fituesin dhe kalimin e tyre, të madh, në finale.

LeBron James iu deshtën një asistim dhe një kërcim për të kryer lojën me triple-double, pasi që dha 30 pikë, ndërsa Anthony Davis luajti me double-double prej 17 pikëve dhe 20 kërcimeve, duke dominuar trapezin. LeBron luajti me saktësi shuti prej 71.4%. Performancë vednimtare tregoi edhe Austin Reaves, që luajti rreth 40-minuta në ndeshje duke dhënë 23 pikë, 6 asistime e 5 kërcime në ndeshje.

Lakers vs Warriors

Në anën tjetër, Stephen Curry përkundër performancës prej 32 pikëve nuk ka pasur ndihmën e mjaftueshme të bashkëlojtarëve për të bërë më shumë, dhe për të dërguar serinë në përballjen e shtatë vendimtare.

Lakers (7) në fund fitoi 122-101 për të ngadhënjyer në seri 4-2, për të siguruar finalen, ku do të ndeshen me ekipin më të mirë të Konferencës Perëndimore gjatë stinorit të rregullt, Denver Nuggets (1).

 

 


 
Të gjitha lajmet nga NBA